Isa Mustafa deklarohet nëse do të shkojë Avdullah Hoti në Washington, apo jo !

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është deklaruar para mediave nëse kryeministri i vendit, Avdullah Hoti do të anulojë fluturimin e tij për Washington duke u solidarizuar kështu me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i cili konfirmoi anulimin e fluturimit të tij drejtë Amerikës.

Mustafa bëri të ditur se është vetë Hoti i cili do të vendosë për këtë çështje.

“Unë s’mund të japë përgjigje, kryeministri duhet të vendosë vet dhe të konsultohet me parterët”, është shprehur Mustafa.

Gjithashtu Mustafa foli edhe për çështjen e Gjykatës Speciales dhe për luftën e UÇK-së.

“Për LDK-në lufta e UÇK-së është e drejtë dhe luftëtarët kanë luftuar për ta ruajtur Kosovën, kundrejt terrorit të Serbisë. Prandaj, vlerësoj se çdo gjë që flitet për terrorin e krimin duhet drejtuar nga Serbia sepse ata e kanë bërë atë. Ne e përkrahim Gjykatën Speciale që të punojë në mënyrë të pavarur”, tha Mustafa./