Bie për 7 cent një litër naftë, këto janë çmimet tavan

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se çmimi tavan për një litër naftë do të jetë 1.67 euro.

Kjo ministri, çmim tavan i ka vendosur edhe beniznës, ku për një litër duhet paguar 1.39 euro,

Ndërsa, për çmimi maksimal i lejuar për një litër gas në 24 orët e ardhshme do të jetë 0.76 euro.

Kujtojmë se çmimi tavan i vendosur për herë të fundit nga MINT ishte më 30 shtator ku çmimi tavan për një litër naftë ishte 1.61 euro.

Që nga 30 shtatori e deri më sot, çmimi për një litër naftë arriti deri në 1.75 euro.