Interex paralajmëron për lojëra të rreme shpërblyese në rrjetet sociale

Interex ka njoftuar konsumatorët se në rrjetet sociale po qarkullojnë lojëra të rreme shpërblyese, të cilat pretendojnë të ofrojnë dhurata dhe automjete në emër të kompanisë.

Në një komunikatë për media, kompania thekson se çdo lojë shpërblyese që nuk publikohet në faqet zyrtare të Interex nuk ka lidhje me ta dhe nuk përfaqëson aktivitete të autorizuara nga kompania.

“Interex nuk mban përgjegjësi për përmbajtjet e krijuara nga palë të treta dhe fton konsumatorët të tregojnë kujdes, të mos klikojnë në linke të dyshimta dhe të mos dërgojnë të dhëna personale në faqe apo profile që nuk janë zyrtare”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Interex rikujton se informacionet dhe lojërat e verifikuara publikohen vetëm në kanalet e tyre zyrtare, ndërsa falënderon klientët për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.