Infermieri që u ther me thikë në QKUK, Krasniqi kërkon mbrojtje institucionale për punëtorët shëndetësorë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka vizituar sot infermierin që u ther me thikë dje në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur SHSKUK përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se Krasniqi ka kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Njoftimi i plotë:

Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i shoqëruar ga Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, përfaqësuesi i Odës së infermierëve, Muharrem Arifi dhe Flutura Sinani, nga Shoqata për të drejtat e pacientëve, kanë vizituar sot infermierin F. B, i sulmuar dje me thikë, cili pas intervenimit kirurgjik po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK. Infermieri ishte vizituar edhe ditën e djeshme, menjëherë pas sulmit.

Ata gjatë vizitës shprehen keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infemierin.

Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë.

Poashtu, është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Infermieri ka gjendje shëndetësore stabile.