I rëndohet gjendja shëndetësore Isa Mustafës, Dërgohet në Gjermani dhe shtrohet në spital

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shtrirë përsëri në spital pasi ju është rënduar gjendja shëndetësore e tij, shkruan Gazeta Metro.
Brenda LDK-së kanë treguar se Mustafa është dërguar që dy ditë në shtetin e Gjermanisë për tretman mjekësor, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar përsëri.Mustafa i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në qendrën e terapisë fizikale në Gjermani, në të cilën ai dikur kishte qëndruar katër javë gjatë vitit 2018.Mustafa ka treguar edhe vet se vuan nga një sëmundje shumë e rrallë që njihet si “Sindomi Gulian Barren”.Gjatë gjithë kësaj kohe, Mustafa gjatë një periudhe ishte krejtësisht i palëvizshëm nga duart dhe këmbët, kështu duke lënë të kuptohet se vuan nga kjo sëmundje e rrallë.Tani që Isa Mustafa ka deklaruar se do të jetë kandidatë përsëri për të parin e LDK’së, nuk dihet se a do të jetë prezent në zgjedhjet e 3 gushtit ku do të përcaktohet kryetari i ri i LDK-së.