Gjermania planifikon vaksinimin e popullatës në dhjetor

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn ka bërë të ditur se Qeveria Merkel ka vendosur që vendi duhet të jetë gati që në mesin e dhjetorit të nisë vaksinimin për COVID-19,

“Duhet të jemi gati” ka thënë ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ministria po përgatit në detajet më të hollësishme funksionimin e qendrave të vaksinimit.

Sipas një dokumenti nga Bild, qendrat e magazinimit të madh të vaksinave do të jenë 60. Kurse qendrat e vaksinimit të popullsisë me qindra.

Fushata do të zhvillohet në 3 faza, sipas mundësisë së sigurimit të ilaçit, që do të sigurohet në bazë të një protokolli.

Të parët që do të vaksinohen, janë të moshuarit dhe qytetarët në rrisk të lartë. 0 për qind të totalit sipas llogaritjeve të qeverisë, më pas personeli mjekësor, policia dhe mësuesit.

Në fazën tjetër do të vaksinohet pjesa tjetër e popullsisë. Pacientët e spitaleve apo azileve, por edhe emigrantët.

Në qendrat e pritjes ose edhe të pastrehët do të vaksinohen nga qendrat e lëvizshme “Impf-Busse”, që kanë autobusë që do të ofrojnë shërbimin për të gjithë.

Në qendra, protokolli do të zhvillohet rigorozisht siç është shkruar./