I përmendur në aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Geci: Kjo është me të befasu o vëlla!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci ka thënë se nuk është njoftuar nga Gjykata Speciale në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Geci është shprehur i befasuar me ngjarjet që kanë ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, përfshirë aksionet e sotme që janë duke u zhvilluar në shtëpitë e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit.

“Kjo o me të befasu o vëlla! Nuk e di kur nalen këto”, ka thëbë Geci, teksa ka shprehur indinjatën me Kuvendin e Kosovës, i cili formoi këtë Gjykatë Speciale për Krime Lufte.

Veprimet e fundit të Gjykatës Speciale në Kosovë, Geci i ka cilësuar “akte të përndjekjes së ish-ushtarëve të UÇK-së”.

“Kjo është përndjekje ndaj ushtarëve të UÇK-së por edhe këta që e kanë themelu këtë gjykatë kanë faj”, ka deklaruar ai.