Kapen rreth 17 kg drogë në Prishtinë, arrestohet i kërkuari nga Shqipëria e Italia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i dyshuar për posedim të gati 17 kilogramëve substancë narkotike.

Në vendin ku banonte, atij i janë gjetur dhe konfiskuar një valigje me (31) paketime substancë narkotike, një qese e najlonit me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, ku pesha totale kishte arritur rreth 16.780 kg, si dhe janë konfiskuar para kesh (100 euro), (2) telefona celularë, (2) pasaporta të Shqipërisë, (1) letërnjoftim i Kosovës, (2) patentë shoferë, njëri i Shqipërisë dhe tjetri i Italisë.   

“Në orët e mbrëmjes së datës 19.05.2022 në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet për hetimin e trafikimit me narkotik, pas hetimeve intensive ka realizuar operacionin policor “Rrufeja” i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar A.K. shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjithashtu posedonte dokumentacion të Republikës së Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për posedim të (16.780 kg) substancë narkotike të llojit marihuanë.

Bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë operacioni policor ka vazhduar me kontrollimin e lokacionit ku i njëjti banonte, me ç‘rast janë konfiskuar një valigje me (31) paketime substancë narkotike, një qese e najlonit me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, ku pesha totale kishte arritur rreth 16.780 kg, si dhe janë konfiskuar para kesh (100 euro), (2) telefona celularë, (2) pasaporta të Shqipërisë, (1) letërnjoftim i Kosovës, (2) patentë shoferë, njëri i Shqipërisë dhe tjetri i Italisë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka thënë se ka siguruar informacione se personi i dyshuar tani më i arrestuar, dyshohet se është i kërkuar edhe nga autoritetet e  Shqipërisë dhe Italisë