I mbijetuari kujton shokët e rënë

Ish-luftëtari i UÇK-së në zonën operative të Dukagjinit, Dervish Tahiri, i cili më 27, 28 e 29 janar të vitit 1999 kishte qenë së bashku me ushtarë të UÇK-së, rrugës për Shqipëri, kujton bashkëluftëtarët e rënë në pritë në Rogovë të Hasit, Goden e Bistazhin, ku kanë mbetur të vrarë 21 ushtarë të UÇK-së.

Postimi i plotë i Tahirit:

Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 do të jenë ndjenjë e kujtimit më të dhimshëm për mua dhe bashkëluftëtarët që e mbijetuam humbjen e 21 bashkëluftëtarëve, eprorë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pritat e kurdisura të ushtrisë e Policisë Serbe dhe e shqipfolësve të ligj të asaj kohe në Bistazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit.

Kujtimet e dhembjes për familjarët,por dhe për bashkëluftëtarët mbesin gjithmonë në thellësinë e shpirtit ! Por gjithmone  krenarë Kombi dhe  të gjithë ne për rënjen Heroike të Heronjëve:

Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj,Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.

Nder dhe lavdi për jetë!

SHARE