Hoti: Nga nesër lëvizim për në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas mbledhjes që ka mbajtur Qeveria e Kosovës ka treguar për vendimet që janë marrë në këtë mbledhje.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se nga nesër qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm  drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Postimi i plotë:

1. Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit.

2. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratoj “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”.

3. Do të rekrutojmë 200 specialistë shëndetësorë që do të mbikqyrin zbatimin e masave që dalin nga ky manual.

Vazhdojmë me maturi e respektim të masave për mundjen e plotë të virusit #COVID19, deri në hapje të plotë.