Biblioteka e Klinës, pasurohet me tituj të rinj, donacion nga MKRS

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Fatjona Gashi, gjatë ditës së sotme kanë vizituar bibliotekën e qytetit, “Kongresi i Manastirit”, ku kanë pranuar donacion nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, rreth 740 ekzemplarë, 227 tituj të rinj të librave.

Me këtë rast, Elezaj ka falënderuar MKRS-në, derisa ka bërë të ditur se një numër i këtyre librave janë të shkruara në alfabetin Braj (Braille) që i është dedikuar personave të verbër si dhe një numër gjithashtu i titujve i dedikohet komuniteteve joshqiptare.

“Investime të tilla në bibliotekën e qytetit janë duke vazhduar për të katërtën herë me radhë si në pasurimin e titujve gjithashtu edhe në rregullimin e hapësirave dhe infrastrukturës së bibliotekës, duke ofruar kushte më të mira për lexuesit”, shkruan në fund Elezaj.