Suspendohet drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, pas ndejës me vëllain e Thaçit

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj është suspenduar.

Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes email-it.

“Lidhur me rastin në fjalë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vendosur për pezullim të përkohshëm nga puna të U. D Drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, dhe njëkohësisht ka ngritur komision hetimor lidhur me këtë çështje”, thotë SHKK në përgjigje.

Burim Bushkelaj është suspenduar nga puna për shkak të masave të shkelura të vendosura nga qeveria për mospjesmarrje në tubime në kohë pandemie.

Në një aktivitet që dyshohet se ka ndodhur të shtunën, Burim Buleshkaj nën shoqërinë e vëllait të Presidentit Hashim Thaçi, Shefit të Njësive Speciale Amir Gërguri dhe disa personave të tjerë është parë në një fotografi duke pirë birra.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për suspendimin e Shefit të Njësisë Speciale, Amir Gërgurin./