Klubi i Boksit “Dukagjini” me një darkë feston sezonin e suksesshëm

Sot Klubi i Boksit “Dukagjini” me një darkë, ka përfunduar sezonin, shkruna Klina info.

Të pranishëm ishin Drejtori i Klubit, Hajdin Balaj, Sekretari Elmi Salihu, trajneri Ramiz Balaj.

Po ashtu pjesë e darkës ishin boksierët që shënuan suksese të larta këtë vit, Planet Berisha kampion i Kosovës, Rexhep Morina po ashtu kampion i Kosovës, Andi Temaj nënkampion, Hazir Hajdari nënkampion.

Si shenjë falënderimi dhe kontributi për mbështetjen e Klubit, në darkë u ftua dhe Januz Dervishi nga Kroacia, si dhe Hetem Zogaj nga Italia po ashtu dhe Musli, Milazim, Hafiz, Manuel dhe Meriton Balaj/Klina info/