Higuain nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi

Me ardhjen e Pirlos pritet të ketë ndryshime të mëdha te Juventusi.

Njëri që po raportohet se do të largohet nga “Zonja e Vjetër” është sulmuesi, Gonzalo Higuain.

Argjentinasi nuk është në planet e Pirlos, megjithatë ai nuk e ka ndërmend të largohet.

“Kam akoma një vit në kontratën time. Tani jam mirë dhe më 24 gusht kthehem në stërvitje. Le të shohim se çfarë ndodh me Pirlon, me siguri do të ketë dinamikë tjetër” – u shpreh Higuain