Haradinaj mbledh kryesinë e partisë, flasin për koalicionin me LDK-në dhe temat e tjera

Zhvillimet politike në vend, ka bërë që  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot  në ora 16:00 të mbledh Kryesinë e partisë për të diskutuar rreth situatës në vend.

Telegrafi mëson kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar kryesinë për të diskutuar për disa çështje ku përfshihet edhe koalicioni me LDK-në.

Pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje është zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, ku do të diskutohet për pandeminë , dialogun me Serbinë, koalicionin qeverisës dhe tema të tjera

Kujtojmë se AAK tash e disa ditë është shprehur e zhgënjyer lidhur me prezencën e saj në tryezën e diskutimeve në Bruksel.

Mbrëmë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se kryeministri Hoti ka ulur nivelin e bisedimeve duke dërguar koordinator për të përfaqësuar Kosovën.

Haradinaj thotë se AAK nuk e ka synim ta drejtojë dialogun por nuk do të bëhet pjesë e devijimit të këtij procesi.