Dy kadetë të FSK-së u diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar

Dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë diplomuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore “SANDHURST” të Mbretërisë së Bashkuar,

Nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu janë diplomuar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Kadetja Bunjaku ndërkaq ka marrë çmimin e parë në këtë ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare.