Klina me disa fshatra, që nga mëngjesi pa energji elektrike

Që nga orët e para të mëngjesit Klina me disa fshatra përreth janë pa energji elektrike.
Banorët janë shprehur të revoltuar, derisa kanë thënë që kjo gjendje është e padurueshme në këto temperatura të larta.
Madje, ata përmes Klina.info kanë bërë thirrje si Komunës së Klinës, ashtu edhe KEDS që të ndërmarrin sa më shpejtë masa.