Haradinaj: Kurti i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet, angazhon “jarana të tij”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet.

Haradinaj ka thënë se edhe për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes e shtetit, Kurti angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve, “jarana”.

Sipas Haradinajt, këto janë ato lidhjet e shkurtëra të kapjes së shtetit me miq e dosllarë.

Postimi i plotë i tij:

Albin Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet, por krijon sistem paralel. Ai edhe për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes e të shtetit, që prekin edhe sigurinë kombëtare, angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve, por që mjafton të jenë jarana të tij, siç ishte edhe rasti me Ridvan Muharremin.

Këto janë ato lidhjet e shkurtëra të kapjes së shtetit me miq e dosllarë, për të cilat e kam pasë ngritur alarmin këtu e një vit më parë, lidhje këto të cilat po dalin në shesh përditë e më shumë.