Tre persona theren me thikë në Rahovec, pesë të arrestuar

Tre persona janë therur me thikë rreth orës 03:35 pas mesnatës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshje në një restorant në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Me ç’rast janë arrestuar edhe pesë persona.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Ai tha se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor””, tha Elezaj për