Goran Rakiq raportohet se e ka hequr flamurin e Kosovës nga zyra e tij

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lista Serbe, Goran Rakiq, raportohet se e ka hequr flamurin e Kosovës nga zyra e tij.

“Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, hoqi nga kabineti i tij të ashtuquajturin flamur i Kosovës. Flamuri u përdor në takimet zyrtare nga paraardhësja i tij Emilja Rexhepi”, shkruan mediumi serb, B92.

Sipas këtij mediumi, në dy takimet që Rakiq i pati me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova, nuk kishte simbole të Kosovës, të paktën sipas fotografive zyrtare të dërguara në media nga Zyra për Media e kësaj ministrie. /