Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 29-të në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiro e 29-të e AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

FFK-ja ka caktuar gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësinë e këtyre ndeshjeve,

Diten e shtune do të zhvillohen tre ndeshje, ndërsa dy të tjera luhen diten e diel.

Prishtina do të luaj në shtëpi me Ferizjain, ku do të gjykohet nga Visar Kastrati.

Genc Nuza do të ndaj drejtësin në ndeshjen Trepça ’89 – Llapi, kurse Burim Jahmurataj do të referojë ndeshjen Malisheva – Gjilani,

Të dielen, kampioni në fuqi Ballkai do të luaj në udhëtim ndaj Drenicës.

Drejtësin në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqatari Dardan Çaka.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet në qytetin e Klinës, aty ku Dukagjini do të përballet me Dritën.

Në këtë ndeshje drejtësin do ta ndaj gjyqtari Alban Shala.