GJYSH, TA FALA MËKATIN

u burrërove, të thanë!
pushkën ta dhanë,
qite hollë, e vrave
xhandarin kolonë
në tokën tonë.

gurë mbi gurë
kullën e ndërtove
me frëngji e dritë hënë
çerdhe shqiponjash e bënë.

feneri me vajguri
shndriste oxhakun
netëve të dimrit
kur shndriste konakun!

në pranverë, gjyshja
u printe qeve, ti gjysh
hapje hulli parmende
në tokën tënde.

atëherë, nëna ime
hidhte kokrra fare
kur e morët nuse
trembëdhjetë vjeçare.

nuk luajti me lodra
as vello nuk pati
i ruante kuajt
në faqe shpati.

ishte kohë e thatë
ndër vite e stinë
me rini të prerë
nëna, e mbushi shtëpinë!

sot, gjysh i dashur
ta fali mëkatin
që i rrite n’shtëpi
dy prindërit e mi!

po vuaj për ta
ndjej mall për ty!
u rrita e po mplakëm
pa t’parë me sy!

Isa MAloku

SHARE