Gruaja që tentoi të vritej në Gjakovë përdori medikamente, policia jep detaje

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin e publikuar më herët nga Gazeta Sinjali për tentim vetëvrasjen e një gruaje në Gjakovë.

Policia njofton se lidhur me rastin janë njoftuar mbrëmë në orën 20:00.

“Stacioni policor Gjakovë ka marr informacion se në Emergjencen e spitalit rajonal ,, Isa Grezda” në Gjakovë kanë pranuar për trajtim një person që kishte përdorur medikamente.Patrullat policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion kanë takuar viktimën femër/kosovare/shqiptare e cila deklaron se kishte përdorur medikamente për qetësim.

Sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe e njëjta pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar për në shtëpi. Rasti po hetohet nga Sektori i Hetimeve, stacioni policor Gjakovë./