Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Policia e Kosovës ka raportuar se një femër është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në qytetin e Pejës.

Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion