Zenun Elezaj, mori pjesë në ceremoninë e pranimit të donjacionit të KFOR-it Italian për QKMF “Nënë Tereza”

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Hekuran Sejdiu. vizitoi sot qendrën e mjekësisë familjare “Nënë Tereza” në Klinë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte pranimi i një karrigeje stomatologjike me të gjitha pajisjet përcjellëse, si donacion nga KFOR-i Italian dhe CIMIC.

Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni nga KFOR-i Italian, mori pjesë edhe komandanti i MNBG-W (Grupi Shumëkombësh i Betejës së Përendimit) të KFOR-it, koloneli Daniele Pisani.

“Lidhjet e ngushta dhe shumë miqësore mes popullit italian dhe popullit tonë janë dëshmuar me veprat dhe angazhimin e palodhshëm në sfera të ndryshme, si ndaj Komunës tonë, ashtu edhe ndaj Kosovës, prandaj do t’u jemi përgjithmonë mirënjohës”, është shprehur gjatë ceremonisë së pranimit të donacionit. kryetari Elezaj.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe komandanti i kontingjentit italian të KFOR-it, Pisani, janë zotuar për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të Komunës dhe KFOR-it.

Gjatë kësaj vizite në QKMF-në “Nënë Tereza”, u bë pranimi edhe disa pajisjeve të tjera vitale për emergjencë, si Ekg, monitor për emergjence , defibrilator, oksigjen prodhues, glikozometër, tensionmetër, inhalator, ultrazë lëvizës etj,. pajisje këto që mbërrië vlerën prej 10 mijë euro, nga Komuna e Klinës.