Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, i përkasin viktimave të luftës në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton për gërmime në Bishtrazhin të Komunës së Gjakovës.

Siç theksohet në njoftim, janë gjetur eshtra njerëzore të cilat potencialisht i perkasin viktimave të luftës së Kosovës, raporton Indeksonline.

“Në vazhden e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosoves, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrotjes dhe FSK-së, Eulexit dhe KNKK, janë duke kryer germime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakoves.Sot gjatë gërmimeve, ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore të cilat sipas antropologut dr. Valon Hyseni, i angazhuar sot në lokacion, janë me interes forenzik dhe potencialisht i perkasin viktimave të luftës së Kosovës.Pas analizave të ADN-së ne do t’iu njoftojmë për rezultatet e eshtrave të gjetura”, thuhet në njoftim./