Në Spitalin e Pejës 21 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Sipas raportit ditor të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, bëhet e ditur se në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 145 pacientë me COVID-19 ku 3 nga ta janë në respirator (CPAP)

104 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, prej tyre 21 janë në gjendje më të rëndë.

Nga spitali nuk kanë raportuar për të shëruar gjatë 24 orëve.

“145 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 104 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 21 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.