Evertoni dhe Arsenali po “luftojnë” për Jamesin

James mund të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit.

Sipas The Sun, Arsenali dhe Evertoni janë duke u interesuar për kolumbianin, që tashmë e ka kuptuar se me Zinedine Zidane në stol, s’do të ketë më vend në Madridin e ëndrrave të tij.

Vlera e kolumbianit është 34 milionë funte, shifër që s’duan ta paguajnë as Evertoni e as Arsenali, por duan ta marrin në formë huazimi.

Carlo Ancelotti gjithmonë e ka pëlqyer 28-vjeçarin dhe është duke tentuar që ta transferojë me çdo kusht edhe te Evertoni. /KlinaInfo