Gjenden dy burra të vdekur në 24 orët e fundit, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë gjetur pa shenja jete dy burra,

Rasti i parë raportohet se ka ndodhur dje në rrugën “Tring Ismajli” në Prishtinë. Sipas policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërkohë me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur në Drenas, ku policia bën të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkohë që me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.