Majlinda Kelmendi, pjesë e pullës postare të Japonisë

Një tjetër lajm i mirë vjen nga xhudo e Kosovës sot.

Këtë herë, Majlinda Kelmendi është bërë pjesë e pullës postare në Japoni,

Vet trajneri Driton Kuka e ka dhënë këtë lajm përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Në Japoni pulla postare me ekipin tonë si shenjë e miqësisë dhe respektit për ekipin tonë!

Punë serioze e Ambasadorit Malazogu për Botërorin e vitit të kaluar si dhe për Lojërat Olimpike sivjet.” – ishin fjalët e trajnerit shumë të suksesshëm të xhudos.

Kujtojm që para disa ditëve, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u kthyen me medalje nga GrandSlami prestigjioz i Parisit.

Distria mori medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova “rrëmbeu” të bronztën në kategorinë deri 57 kilogramë