Gjakovë, gjendet i varur një person në tarasë të hotelit, Policia jep detaje

Një person është gjetur i varur në terasën e hotelit “Luxus” në Gjakovë.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 14:00.

Patrulla policore ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar punëtorin në hotelin “Luxus” dhe i njëjti ka informuar se këtë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur këtë person të varur në terasën e hotelit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka deklaruar se viktima është gjetur pa shenja jete, teksa i njëjti është shqiptar nga Kosova, me shtetësi amerikane.

“Në vendngjarje ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, ku ka bërë konstatimin e vdekjes së personit të moshës 1995. Pas procedimit të vendit të ngjarjes trupi i viktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore ku me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për autopsi” ka thënë Gjurkaj për Indeksonline.

Rasti është duke u hetuar.

SHARE