Fshati Sferkë po përballet me mungesë të ujit të pijshëm

Banorët e fshatit Sferkë të Klinës kanë dërguar një mesazh në redaksinë e Klina Info, duke u ankuar për mungesën e ujit të pijshëm.

Sipas tyre, tashmë qe më shumë se një muaj po përballen me këtë problem serioz.

Banorët shprehen se gjendja është shumë e rëndë, pasi mungesa e ujit po ua vështirëson jetën e përditshme dhe kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse.