Flasin nga QKMF në Klinë për aksidentin me fatalitet në Krushevë të Vogël

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Krushevë e Vogël, në rrugën Klinë – Gurrakoc, ku si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person. Klina info ka kontaktuar me dtejtorin e QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj, i cili tha se një person është pranuar pa shenja jete, inicialet e të cilit janë B.H. rreth 40 vjeçar, ndërsa është pranuar edhe një person tjetër i cili është lënduar si pasojë e këtij aksidenti.