Fishkëllimat ndaj Izraelit në ndeshjen me Kosovën, UEFA hap procedurën disiplinore

UEFA ka nisur procedurën disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën mbrëma u dëgjuan fishkëllima gjatë intonimit të himnit të Izraelit.

Kjo gjë, FFK-së mund t’i kushtojë me gjobë financiare.

Të dielën mbrëma, para fillimit të ndeshjes Kosovë-Izrael, tifozët kosovarë fishkëllyen himnin e izraelit, në shenjë proteste për luftën që Izraeli po bën me Palestinën.

Për shkaqe sigurie, edhe shitja e biletave të ndeshjes është bërë në mënyrë të personalizuar, teksa tifozëve u janë kontrolluar letërnjoftimet në hyrje.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimin në Europian përfundoi me rezultat 1-0, me gol të Milot Rashicës.