Federata e Shoqatave Shqiptare në Itali nderon familjen Jashari me manfesimin përkujtimor “Kushtrimi i Lirisë”

Federata e Shoqatave Shqiptare në Itali, në bashkëpunim me Shoqatën “Adriatiku”, organizon një manifestim përkujtimor në nder të familjes Jashari me rastin e përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ky aktivitet ka për qëllim të përkujtojë sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë së Kosovës, si dhe të ruajë kujtesën historike dhe kombëtare në mesin e komunitetit shqiptar në Itali.

Në këtë manifestim do të marrin pjesë personalitete të njohura dhe mysafirë të shumtë, ndër të cilët:

Lulzim Jashari

Bardhyl Mahmuti

Marin Mema

Gjithashtu do të marrë pjesë Ansambli i valleve dhe këngëve nga Maqedonia e Veriut, si dhe nxënës dhe përfaqësues nga shkolla shqipe “Adem dhe Hamëz Jashari” në Perugia dhe shkolla shqipe “Jeronim De Rada” në Firenze.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe z. Rosario Petta, President i Komunitetit Arbëresh në Itali.

Manifestimi do të shoqërohet me një program kulturor dhe artistik me valle dhe këngë tradicionale shqiptare dhe me pjesëmarrjen e shumë shoqatave shqiptare në Itali.