Këta janë tre fituesit në Turnirin e Peshkatarisë që u mbajt sot në Klinë

Ka përfunduar Turniri i Peshkatarisë në Klinë që u mbajt për herë të parë në këtë komunë nën organizimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Shoqatës së Peshkatarëve në Klinë.

Në garë morën pjesë 13 peshkatarë, ku i pari doli Adi Palucaj, në vend të dytë Mon Salihu dhe i treti Smajl Berisha.

Po ashtu në këtë ceremoni u ndanë edhe mirënjohje për Bislim Shalën, kryetar i Shoqatës së Peshkatarëve, i cili me këtë rast tha se çdo vit do të mbahet ky turnir.