Fatjona Berisha nga Klina arrin marrëveshjen me Pejën

Volejbollistja Fatjona Berisha ka arritur marrëveshjen me KVF Pejën.

Volejbollisten e ka prezantuar edhe klubi i Pejës.

Me këtë volejbolliste Peja kërkon rezultate më të mira në pjesën e dytë të kampionatit.

“Klubi i Volejbollit Peja – femrat me zemër të hapur dhe krenari të madhe mirëpret në familjen tonë lojtaren Fatjona Berisha.

Besojmë se talenti, përkushtimi dhe energjia e saj do t’i japin ekipit forcë të re dhe shumë emocione të bukura. I urojmë mirëseardhje dhe suksese të pafundme me fanellën e Pejës!”, thuhet në njoftimin e KVF Pejës.