Policia jep detaje për aksidentin në Leshan të Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot  në Leshan të Pejës.

Gazeta ka raportuar për këtë aksident si dhe ka komunikuar me policinë rajonale në Pejë.

Zëdhënësi Driton Rugova tha se ka qenë një vetëaksident, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 12:20, policia është informuar për një vetë aksident, i cili ka ndodhur në fshatin Leshan në komunën e Pejës, si pasojë e këtij vetë aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore , i njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor”, tha Driton Rugova, zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës.