Falja e 100 eurove: Qeveria e fiton rastin në Kushtetuese ndaj komunave, ligji mbetet në fuqi

Falja e faturave të tatimin në pronë deri në 100 euro, ishte patatja e nxehtë të cilën Komunat e Ministria e Financave, po ia gjuajnë njëra-tjetrës, tash e disa muaj.

Pas miratimin në Kuvend, e dekretimit nga Presidentja, Ministri i Financave Hekuran Murati, njotoi se ligji i ri për Taimin në Pronë tashmë është në fuqi. Kjo u dërgua në Kushtetuese nga Komunat. Tashmë çështja ka mar epilog. Ligji do të jetë në fuqi. Komunat e humbën rastin.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se ndryshimi i ligjit për tatimin në pronë, me çka parashihej falja e borxhit, deri në 100 euro, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Gjykata ka vendosur që (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) neni 5 i Ligjit të kontestuar nuk është në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafin 1 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2 dhe 5 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës; (iii) të shfuqizojë Vendimin për Masë të Përkohshme të 1 shtatorit 2023, meqenëse Gjykata tashmë ka vendosur lidhur me meritat e rastit; si dhe që (iv) afati i mbetur pesëmbëdhjetë (15) ditor nga afati tridhjetë (30) ditor i përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 11/B (Shuma e faljes së tatimit në pronë për pronën e paluajtshme”. – thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

Përlasja e Qeverisë me Komunat për 100 eurot
Ligji ishte kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, e kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj çka përbën herën e parë, kur Komunat përballën në një betejë në Kushtetuese me Qeverinë

Në këtë ligj, në Kapitullin II / Falja e Tatimit në Pronë për vitin tatimor 2023 Neni 11/B thuhet që:

Pika 1. Shuma e faljes së Tatimit në Pronë për të gjithë tatimpaguesit lejohet deri në lartësinë e faturës së Tatimit në Pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro në pajtim me dispozitat e këtij kapitulli.

Pika 2. Vendimi për faljen e Tatimit në Pronë merret nga Kuvendi i Komunës i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, sipas kufizimit të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.

I pari i Prizrenit, kur e kishte dërguar çështjen në Kushtetuese, kishte thënë se ky ligj ndikon direct në zvogëlimin e të hyrave buxhetore të Komunave.

“Pas themelimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo është hera parë që Komunat e bëjnë një kërkesë të tillë sepse kemi të bëjmë me ndërhyrje në kompetenca vetanake të komunave sa i përket autonomisë financiare edhe direkt në tentim të zvogëlimit të të hyrave buxhetore që qeveria do të mund të shkaktonte po që ky ligj miratohet nga ana e komunave. Prandaj ne e pamë të udhës që të kontestojmë apo të kërkojmë një shpjegim nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe deri sa të merret vendimi kërkojmë një masë parandaluese apo mbrojtëse që të mos kemi dëme.” – ka thënë Totaj pas dorëzimit të Ligjit në Kushtetuese.

Ligji u dorëzua në Kushtetuese nga drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.