Gjatë ditës së sotme, do të ketë reshje bore në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (e diel) mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -1 gradë Celsius deri në 0 ndërsa ato maksimalet ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Sipas IHMK, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit, kështu që edhe kushtet biometeorologjike paraqiten relativisht të mira për një shtresë të popullatës ndërsa mot i pafavorshëm për një shtresë të popullatës me probleme kronike.

Një mot i paqëndrueshëm, paraqitet edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme