Eskalon situata ne Kuvendin e Kosovës, shpërthen dhuna – VIDEO

Situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka eskaluar në përplasje fizike.

Gjatë kohës që në foltoren e Kuvendit ishte kryeministri, Albin Kurti, deputetët e PDK-së e kanë penguar duke thirrur ‘rrenc, rrenc, rrenc’.

Nuk dihet saktësisht se çka ka ndodhur, por në një moment kryeministri Kurti është gjuajtur me ujë dhe aty filluan të grumbulloheshin deputetët, pas çka pasoi edhe përleshja.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë.