Esat Raci uron Zenun Elezajn për fitoren: Klina është shtëpia jonë e përbashkët

Pas rezultatit, kandidati për kryetar nga PDK, Esat Raci përmes një postimi ka uruar kundër kandidatin e tij, Zenun Elezaj.

Raci ka falënderuar votuesit e PDK-së për përkrahjen e dhënë.

Ky është postimi:

I falënderoj përzemërsisht elektoratin e PDK-së, aktivistët dhe shokët për përkrahjen që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjithashtu, i falënderoj aktivistët dhe pjesën e elektoratit të partnerit të koalicionit që më ka dhënë besimin.

Gjatë tërë fushatës jam munduar të parqes para qytetarëve të Klinës vizionin tim për një model të qeverisjes bashkë me qytetarët. Jam munduar të jem korrekt dhe i sinqertë, duke mos bërë asnjë premtim klientelist, sepse qëllimi im ishte të qeverisja në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallime politike.

Sidoqoftë, duke u bazuar në rezultatin e marrë, unë e uroj kundërkandidatin tim për fitoren dhe i dëshiroj suksese në qeverisje.

Klina është shtëpia jonë e përbashkët dhe të gjithë e duam në mënyra të ndryshme.