Erdhën për pushime nga Norvegjia në Kosovë, prindërve kosovar iu vdes vajza

Një femër e cila kishte ardhur për pushime nga Norvegjia ka vdekur të hënën në Pejë.

Sipas policisë, prindërit e saj e kanë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, por që sipas mjekëve ajo ishte pa shenja jete, ndërsa sipas prindërve viktima kishte pasur problem me frymëmarrjen.

“Viktima femër shtetase e Norvegjisë është sjellë nga prindërit e saj në spital ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion./Gazeta Infokus/