LDK cakton kandidatët për deputetë nga Klina

Partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt, shkruan Klina Info.
Megjithëse ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata zgjedhor, tubime të shumta po mbahen nëpër vende të ndryshme të Kosovës nga subjektet politike e po ashtu edhe nga kandidatët për deputetë.
Klina info nga burime të sigurta brenda partive politike ka marrë vesh për kandidatët të cilët do të kandidojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës nga Klina.
Klina Info merr vesh se Lidhja Demokratike e Kosovës-dega në Klinë, do të ketë dy kandidatë për Kuvendin e Kosovës. Sipas këtyre burimeve do të jetë kryetari i degës, Fadil Gashi, njëri nga kandidatët, kurse kjo parti, nesër në ora 16:00 do të mbajë mbledhjen e partisë, ku do të caktojë edhe një kandidate femër.
Sipas burimeve te Klina.info