VV cakton kandidatin për Kuvend nga Klina

Partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt, shkruan Klina Info.
Megjithëse ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata zgjedhor, tubime të shumta po mbahen nëpër vende të ndryshme të Kosovës nga subjektet politike e po ashtu edhe nga kandidatët për deputetë.
Klina info nga burime të sigurta brenda partive politike ka marrë vesh për kandidatët të cilët do të kandidojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës nga Klina.
Klina Info merr vesh se Lëvizja Vetëvendosje-dega në Klinë, do të ketë vetëm një kandidat për Kuvendin e Kosovës. Sipas këtyre burimeve dega e LVV-së nesër do të mbajë mbledhje ku do të caktojë kryetarin e degës, Xhafer Berishën, si kandidat i vetëm nga Klina në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.