Publikohet çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet “tavan” të derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.79 cent për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.76 cent për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 cent për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 05.07.2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data e publikimit.