KRYETARI I KOMUNËS, ZENUN ELEZAJ, PRITI DEPUTETEN SHQIPTARE NË KUVENDIN E KROACISË, ZNJ. ERMINA PERLASKAJ

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, në zyrën e tij, priti sot deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Perlaskaj.

Kryetari Elezaj, gjatë takimit, deputeten Përlaskaj e informoi mbi ecuritë dhe rrjedhat e qeverisjes lokale të Komunës së klinës dhe u shpreh i kënaqur me vizitën e saj që i bën kësaj komune.

Në bashkëbisedimin e zhvilluar në mes kryetarit Elezaj dhe deputetes Perlaskaj, u diskutua për zhvillimet e fundit në këtë komunë, sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet qeverisja komunale, po ashtu edhe mundësitë e thellimit të komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Elezaj, në fund ka falënderuar deputeten Perlaskaj për angazhimin e saj në Kuvendin e Kroacisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Kroacisë në të gjitha fushat.

Ndërsa, deputetja Perlaskaj, shprehi gatishmërinë e plotë që të shpreh gatishmërinë në përpjekje për të kontribuar në zhvillimin e shumë veprimtarive dhe të aktiviteteve të përbashkëta, në të gjitha fushat e jetës dhe në shkëmbim të përvojave të ndryshme.