Enver Hoxhaj: Vetëm një Qeveri me PDK-në mund ta përmbyllë dialogun me Serbinë

Zëvendëskryeministri në largim, Enver Hoxhaj, ka thënë se vetëm një Qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta përmbyllë dialogun me Serbinë.
Sipas tij, Kosova mund të mbetet gjatë në ‘status quo’ nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje me Serbinë, transmeton Klan Kosova.“Dialogu është tema më jo popullore për qytetarët por më strategjike për Kosovën. Përmbyllja e tij i shërben para se gjithash interesave të Kosovës”.

“Kjo ishte arsyeja që në vitin 2014 krijuam një koalicion të madh për t’i mbyllur temat e mëdha të shtet-ndërtimit. Njëjtë vepruam edhe në vitin 2017 me figura të fuqishme politike për ta përmbyllur po ashtu dialogun, por zhvillimet treguan që vetëm një qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta bëjë një gjë të tillë”.

“Në të kundërtën, Kosova mund të mbetet gjatë në status quo nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

“Dialogu është tema më jo popullore për qytetarët por më strategjike për Kosovën. Përmbyllja e tij i shërben para se gjithash interesave të Kosovës. Kjo ishte arsyeja që në vitin 2014 krijuam një koalicion të madhë për t’i mbyllur temat e mëdha të shtetndërtimit. Njëjtë vepruam edhe në vitin 2017 me figura të fuqishme politike për ta pëmbyllur po ashtu dialogun, por zhvillimet treguan që vetëm një qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta bëjë një gjë të tillë. Në të kundërtën, Kosova mund të mbetet gjatë në status quo nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje.”-ka përfunduar Hoxhaj