ELEZAJ KA PRITUR NË TAKIM MINISTRIN E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL, FATON PECI

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof.Dr. Zenun Elezaj, ka pritur sot në një takim zyrtar ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Kryetari Elezaj falënderoi për vizitën ministrin dhe e informoi për investimet që kanë bërë në sektorin e bujqësisë si komunë, sfidat me të cilat përballen bujqit klinas dhe për projektet e planifikuara.

“Me ministrin Peci kemi vizituar disa bujq dhe fermerë dhe kemi parë nga afër dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore nga vërshimet e fundit në komunën e Klinës dhe me theks të veçantë diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit për kompensimin e bujqve për humbjet e tyre.
Theksova gatishmërinë time që bashkë me MBPZH të investojmë për pastrimin e përrenjve, zgjerimin e shtretërve të lumenjve, rregullimin e kanaleve të ujitjes dhe kërkova nga ai që të ndajë fonde të veçanta të bashkëfinancimit për realizimin e projekteve të tilla të cilat do të ishin shumë të dobishme për bujqit për të rritur rendimentet e tyre si dhe si masë preventive për vërshimet e mundshme”, – ka thënë Elezaj.

SHARE