Ekipi Jetoni.com siguron finalen e madhe

Ekipi i parë sonte ka siguruar finalen e madhe pasi Jetoni.com mposhti në mënyrë bindëse ekipin e Komunës së Klinës me rezultatin e thellë 5:0.

Fitore kjo që e çon fituesin në Turnirin e Futbollit të madh që do të mbahet më 18 qershor në ora 20:00 në Ditën e Çlirimit të Klinës, për nder të Mujë Krasniqit dhe Dëshmorëve të Klinës.

Jetoni.com do të përballet me fituesin e gjysmëfinales së nesërme mes ekipeve Osman Morina dhe Xenia.net98./Klina info/